Nis regjistrimi i popullsisë, kosovarët deklarohen për herë të parë për dëmet e luftës

Nga A2 CNN
5 Prill 2024, 20:08 | Aktualitet

Avin Kastrati, drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka nisur fushatën e regjistrimit në terren në lagjen Kalabria të Prishtinës. Ai ka deklaruar se ky proces ka nisur në të gjithë vendin dhe nuk ka asnjë pengesë teknike që mund ta rrezikojë atë. E gjithë fushata do të shtrihet në dy faza.

A2CNN ka vëzhguar nga afër regjistrimin, i cili duket se është pritur mirë nga qytetarët. Sa i përket regjistrimit në veri të Kosovës, zëdhënësja Asbije Qiriqi theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet, me stafe lokale, si nga shumica serbe, ashtu dhe pakica.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të përfshijë për herë të parë edhe një pyetësor, cili do t’u mundësojë qytetarëve të deklarohen për dëmet që u ka shkaktuar lufta gjatë viteve 1998/1999.

Ata mund të deklarohen për dëmet ekonomike, pronat e shkatërruara si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, plagosur apo të burgosur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos