Osmani arrin në Riad për vizitë pune, pritet me nderime ushtarake

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 09:32 | Aktualitet

Osmani arrin në Riad për vizitë pune, pritet me nderime ushtarake

Presidentja Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Presidentja Osmani ka arritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative.

Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes. Kosovapress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos