Osmani takon delegacionin e kongresistëve: Mbështetja amerikane do të vazhdojë

Nga Tomorr Avdia
15 Shkurt 2025, 11:48 | Aktualitet

Osmani takon delegacionin e kongresistëve: Mbështetja amerikane do

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ajo e përshkroi takimin si të përzemërt dhe tha se mbështetja e Kongresit amerikan për Kosovën do të vazhdojë. Osmani foli edhe për kapituj të rinj bashkëpunimi, shkruan A2 CNN.

Një takim jashtëzakonisht i përzemërt dhe i rëndësishëm me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane.

Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos