Protesta pas vendimit të Hagës, thyhen xhamat e bazës së EULEX-it

Nga Rosalba Bejdo
16 Shtator 2026, 18:57 | Aktualitet

Protesta pas vendimit të Hagës, thyhen xhamat e bazës së

Shpallja e dënimeve ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pasuar nga protesta dhe tensione, me qytetarë shqiptarë që kanë dalë në rrugë nga Prishtina deri në Hagë për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara.

Në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës janë zhvilluar tubime në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre pas shpalljes së dënimeve. Protesta janë zhvilluar edhe në Hagë, ku mbështetës të ish-drejtuesve të UÇK-së janë grumbulluar pranë institucioneve të drejtësisë për të kundërshtuar aktgjykimin.

Situata mbetet e tensionuar pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë, ku është rritur numri i protestuesve të mbledhur pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të objektit, duke thyer disa xhama dhe dëmtuar rrethojën e jashtme. Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa makina të shumta kanë bllokuar rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë që të con drejt bazës.

Protesta pas vendimit të Hagës, thyhen xhamat e bazës së

Mediat në Kosovë raportojnë se zyrat e EULEX janë bosh dhe stafi është urdhëruar të punojë nga shtëpia. Edhe pse protestuesit në shumicën e kohës janë të qetë, ata kanë hedhur gurë në drejtim të një ndërtese të EULEX-it, duke thyer xhamat. Pas grumbullimit pranë bazës së EULEX protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestën në shesh të Prishtinës. Protestues me maska në fytyrë kanw gjuajtur me gurë objektin e Qeverisë së Kosovës. Para objektit qeveritar është vendosur një kordon i njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos