Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjfuca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak për të nderuar 45 civilët e vrarë në 25-vjetorin e masakrës që ndryshoi historinë e Kosovës.
Bashkë me krerët shtetërorë ishte i pranishëm në homazhe edhe ambasadori William Walker, i cili i dha jehonë kësaj masakre më 1999 duke e cilësuar atë “krim kundër njerëzimit”.
Liderët shtetërorë kanë kërkuar që përgjegjësit për kryerjen e këtij krimi të dalin para drejtësisë, ndërsa Walker tha se është i emocionuar sa herë kthehet në Reçak.
Për ish-ambasadorin amerikan, fëmijët e fshati kishin përgatitur buqeta me lule dhe letra falënderimi.
Në Reçak homazhe bënë edhe kryetari i LDK-së, Lumi Abdixhiku, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. (A2 Televizion)