Nga aspekti politik Serbia është angazhuar që ta ndalojë avancimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe organizatat e tjera, duke bindur edhe vende të NATO-së që të votojnë kundër.
Veprimet e shërbimeve inteligjente të Serbisë, të dirigjuara nga Rusia, kanë arritur që ta hamonizojnë luftën hibride ndaj sigurisë së Kosovës. Në tre vjetorin e luftës në Ukrainë, Beogradi konsiderohet nga ekspertët si masha ruse në Ballkan. E gjithë kjo vjen në një moment tepër delikat, kur Amerika po ndryshon qasje, shkruan A2 CNN.
“Qëllimi i Serbisë që me anë të shtrirjes se tensioneve në veri të Kosovës, është ta paraqesin Kosovës si një faktor destabiliteti në Rajon, por duhet sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe të rikthen raportet e mira të besimit me SHBA-në”, tha Hysen Gecaj, ish Kolonel, Ekspert sigurie.
“Vuçiç, ka ndërtuar një platformë të luftës së vazhdueshme, hibride ndaj veriut të Kosovës, me anë të financimit, jo vetëm të grupeve kriminale por dhe te mediave, kjo luftë është rritu ku, gjatë dy viteve të fundi i kemi pasur dy sulme terrorist ndaj vendit tonë", tha Gurakuç Kuç, hulumtues, Instituti OCTOPUS.
Sipas botëkuptimit serb, Kosova është territor i humbur, që do të rikthehej me luftë. Për të shmangur çfarëdolloj rreziku, ekspertët këshillojnë qeverinë dhe institucionet që të harmonizojnë marrëdhëniet e krisura me Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)