“Serbia të dorëzojë kriminelët”, ministrja Haxhiu: Vetëm Kosova mund të hetojë Banjskën

Nga Tomorr Avdia
3 Shtator 2024, 15:29 | Aktualitet

Kosova kërkon nga aleatët ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë për të dorëzuar kriminelët e luftës dhe ata të Banjskës. Këtë e konfirmoi ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për shtyp. Ajo nënvizoi se vetëm Kosova ka të drejtë që të hetojë sulmin terrorist në veri të vendit.

E pyetur nga A2 CNN për mundësinë e ekstradimit të kriminelit Milan Radoiçiç, ministria deklaroi: ”Serbia nuk ka kthyer përgjigje, por siç e dini ajo çfarë ka ndodhur së fundmi është Ministria e Drejtësisë i është referuar me kërkesë institucioneve të Republikës Kosovës.”

Sulmi në Banjskë ndodhi 24 shtatorin e kaluar, ku rreth 30 serbë të armatosur dhe udhëhequr nga Milan Radoiçiç hynë ilegalisht në Kosovë, me synimin, siç është thënë zyrtarisht, aneksimin e veriut të Kosovës.

Radoiçiç përmes një letre konfirmoi fajësinë, ndërsa qeveria e Kosovës akuzon edhe shtetin e Serbisë se ndihmoi dhe nxiti agresionin e paramilitarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos