“Duam të rikthehemi në punë”, serbët e veriut protestojnë për mbylljen e institucioneve paralele

Nga A2 CNN
2 Shtator 2024, 10:13 | Aktualitet

Rreth 300 qytetarë serbë protestuan para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut më 2 shtator, duke thënë se po përpiqen që të kthehen në punë.

Pjesëmarrësit në tubim ishin punonjës të administratës në komunën paralele. Manifestimi u zhvillua pak ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë atë të Mitrovicës.

Sipas autoriteteve këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke "cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos