“Shmangni sheshin ‘Skënderbeu’”, ambasada e SHBA-ve në Kosovë del me njoftim pas protestës

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 13:01 | Aktualitet

“Shmangni sheshin ‘Skënderbeu’”, ambasada e SHBA-ve

Ambasada Amerikane në Kosovë ka paralajmëruar stafin e saj që të shmangë lëvizjet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërkohë që mbahet protesta kundër dënimeve të ish-krerëve të UÇK.

Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë grumbullimeve dhe të shmangë zonat përreth sheshit.

 “Disa organizata të mëdha kanë njoftuar protesta të mëdha për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu. Këto protesta mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda të trafikut në zonat përreth. Për shkak të grumbullimeve të mundshme masive dhe problemeve në trafik, ju lutemi ta shmangni Sheshin Skënderbeu dhe zonat përreth gjatë kësaj periudhe”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës. 

Katër ditë më parë, Ambasada Amerikane i ishte drejtuar me një apel stafit për shkak të protestave në Prishtinë, duke u kërkuar të mos i dërgonin fëmijët në shkolla dhe të shmangnin rrugët. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos