Merret në pyetje ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut Milan Radojeviç

Nga Tomorr Avdia
4 Shtator 2024, 17:23 | Aktualitet

Merret në pyetje ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut Milan

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, është marrë në pyetje nga policia e Kosovës, raporton A2 CNN. Radojeviç pretendoi se situata është e “dhimbshme” dhe se “veprimet e Policisë së Kosovës ndaj serbëve në veri të Kosovës tregojnë për mungesë serioze të profesionalizmit”.

“Policët shkuan te familja ime dhe kërkuan të më kontaktojnë. Në atë moment isha rrugës për në Serbi, por u ktheva menjëherë. Nuk po fshihem. Unë besoj se një fytyrë e pastër dhe një ndërgjegje e pastër janë më të rëndësishmet. Prandaj erdha të shoh se për çfarë bëhet fjalë”, citohet të ketë thënë Radojeviç.

Ai ka akuzuar Policinë e Kosovës edhe për “mungesë profesionalizmi”, duke thënë se fillimisht i ishte thënë që të vinte në stacionin policor në ora 10:00 dhe më pas intervistimi i tij u zhvendos për në orën 14:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos