S’ka ushtri me detyrim, qeveria e Kosovës miraton programin kombëtar të mbrojtjes gjithëpërfshirëse

Nga Ideal Gola
11 Shtator 2024, 11:50 | Aktualitet

S’ka ushtri me detyrim, qeveria e Kosovës miraton programin

Qeveria në Prishtinë ka miratuar këtë të mërkurë programin kombëtar të mbrojtjes gjithëpërfshirëse.  Projekti ka për qëllim ruajtjen e interesave jetike te vendit dhe bazament janë dokumentet të fushës së mbrojtjes, raporton A2.

Me mbrojtjen gjithëpërfshirëse do ti jepet mundësi çdo qytetari që të jetë pjesë e sistemit mbrojtjes dhe përmes mbrojtjes gjithëpërfshirëse do të zgjerohet roli i institucioneve lokale e qendrore në sistemin e mbrojtjes. Ky program zëvendëson shërbimin ushtarak të detyrueshëm të cilën Lëvizja Vetëvendosje e kishte premtuar kur kishte ardhur në pushtet.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se mbrojtja e sovranitetit dhe territorit të Republikës se Kosovës si dhe ruajtja e jetës dhe pasurisë së qytetarëve në raste fatkeqësisht natyrore është qëllimi i programit, shkruan A2.

Programi do të bazohet në 7 shtylla dhe synim kanë ndërtimin e qëndrueshmërisë kombëtare.

Modele të ngjashme aplikohen në vendet e NATO-s, sidomos në vendet baltike dhe programi është bazuar në këto modele dhe doktrinën e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Programi nuk do të ndërhyjë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës por iu mundëson të gjithë qytetarëve të kenë rolin e tyre në mbrojtjen e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos