Pretendimet për largimin e mundshëm të trupave amerikane nga Kosova, janë dezinformata dhe sulme hibride të drejtuara ndaj sigurisë dhe në Kosovë e rajon.
Kështu vlerësojnë ekspertët e sigurisë në Kosovë. Sipas Arben Fetoshit, nga insitituti Octopus, duke konsideruar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për SHBA, nuk priten lëvizje të tilla radikale.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, i sheh me shqetësim fushata të tilla dezinformuese, ndërsa thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë prioritet sigurinë në rajon dhe Europë, shkruan A2.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 700 trupa në kuadër të KFOR-it në Kosovë, që shërbejnë kryesisht në kufirin verior me Serbinë. (A2 Televizion)