
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, bën të ditur se sot në Gjykatën Speciale në Hagë kanë dorëzuar 200 mijë nënshkrime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas Gucatit, këto nënshkrime përfaqësojnë “200 mijë zëra që kumbojnë me një kërkesë të vetme – drejtësi për çlirimtarët”.
“Ky nuk është thjesht një peticion, është vullneti i pastër i një kombi që nuk e harron sakrificën”, shkruan ai.
Gucati ka shprehur besimin e tij në, siç e quajti, “luftën e pastër të UÇK-së”, duke uruar që gjatë kësaj vere ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë.
“Me besimin e palëkundur te lufta e pastër e UÇK-së, urojmë dhe shpresojmë që këtë verë dielli të lindë ndryshe - me krerët tanë në shtëpi, aty ku e kanë vendin, në Kosovën e lirë”, shkruan ai. ka thënë Gucati. (A2 Televizion)