Vëllai i Rexhep Selimit viziton ish-komandantin e UÇK-së në Hagë

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 17:06 | Aktualitet

Vëllai i Rexhep Selimit viziton ish-komandantin e UÇK-së

Ramadani, vëllai i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka vizituar këtë të fundit në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, ai bën me dije se gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga djali i tij, Arlindi, ndërsa djali tjetër, Genti, nuk u lejua të takohej me xhaxhain e tij.

“Ishim për vizitë në Hagë, por mundësinë për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë. Na erdhi keq për Gentin që nuk iu lejua vizita për xhaxhain e vet Rexhën”, shkruan Ramadani.

Ai shton se, pavarësisht se nuk pati mundësi ta takonte fizikisht, Genti e përjetoi emocionalisht momentin e afërsisë shpirtërore me xhaxhain e tij.

“Ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese”, shkruan ai.

Në fund të postimit të tij, Ramadani shpreh shpresën që kjo të jetë vizita e fundit në Hagë dhe që, siç e quan ai, “çlirimtarët” të lirohen nga ajo që e cilëson si “gjykatë e padrejtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos