“Të vdesim a të rrojmë, çlirimtarët i lirojmë”, Protestuesit rrethojnë Kuvendin: Askush nuk del pa votuar ligjin

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 18:34 | Aktualitet

Protestuesit në Prishtinë rrethuan godinën e Kuvendit të Kosovës dhe kanë një kërkesë të vetme për ligjvënësit:  "O do vdesim, o do rrojmë, çlirimtarët t'i lirojmë”

Hysni Gucati, kryetar, OVL-UÇK “Nuk është kërcënim për deputetët e Parlamentit të votojnë ligjin. Kanë mundësi të votojnë plotësimin dhe ndryshimin e ligjit.”

Çlirim Haziri, Organizator i protestës: “Sot do të qëndrojmë këtu të gjithë, derisa të votohet ai ligj. Nuk do të mund të dalë asnjë deputet i Kosovës nga ky Kuvend pa e votuar atë ligj. Populli, prej 20 ditësh e 20 netësh, është në sheshet e Kosovës dhe Evropës, në çdo qytet, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.”

Nuk kanë munguar as momentet e tensionit. Protestuesit u përplasën ashpër me deputetin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshin, ndërsa situata u përshkallëzua edhe me mbërritjen e ministres Donika Gërvalla në Kuvend. Gjithashtu, në oborrin e Parlamentit u hodhën edhe mjete piroteknike.

Policia e Kosovës angazhoi efektivë të shumtë për të garantuar sigurinë. Hysni Gucati, nga Veteranët e Luftës së UÇK-së, zhvilloi një bisedë me drejtuesin e Policisë dhe sqaroi për A2 CNN se çfarë u diskutua:

Disa prej protestuesve kanë kaluar edhe natën në shesh, në pritje të seancës, ndërsa që prej 16 shtatorit, në Kosovë dhe në vende të ndryshme të botës, janë mbajtur vazhdimisht manifestime.

Kërkesa kryesore e protestuesve është lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë dënuar në Hagë me një total prej 81 vitesh burgim. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos