Von der Leyen në Prishtinë, pritet nga Vjosa Osmani

Nga Ideal Gola
15 Tetor 2025, 13:31 | Aktualitet

Von der Leyen në Prishtinë, pritet nga Vjosa Osmani

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Prishtinë. Ajo është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin që do të mbahet në Presidencë.

Më pas Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ky takim do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Von der Leyen në Beograd: Presim hapa konkretë nga Serbia në rrugën drejt BE-së 

Bashkimi Evropian pret nga Serbia përparim në fushën e sundimit të ligjit, të mediave elektronike dhe legjislacionit zgjedhor, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më 15 tetor në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zyrtarja e lartë evropiane përshëndeti përparimin në lidhje me përditësimin e listës së votuesve, si dhe në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Autoritetit Republikan për Mediat Elektronike.

“Tani është momenti i duhur për Serbinë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit. Pika e parë është që duhet të shohim përparim në fushat e sundimit të ligjit, mediave elektronike dhe ligjeve për zgjedhjet. E di që këto reforma nuk janë të lehta, të gjithë segmentet e shoqërisë dhe spektri politik duhet të jenë të përfshirë në to”, tha von der Leyen në një konferencë për media në Pallatin Serbia në Beograd.

Në fjalimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian nënkupton liri, jo represion, duke përfshirë të drejtën për tubime paqësore.

“Ne angazhohemi për partneritet, jo për nënshtrim, dhe për diplomaci në vend të agresionit”, theksoi von der Leyen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos