Zbulohen armë të fshehura në një kotec pulash në Zubin Potok

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2024, 07:31 | Aktualitet

Zbulohen armë të fshehura në një kotec pulash në Zubin

Policia e Kosovës ka vijuar kontrollet në veri të vendit pas sulmit kriminal terrorist më 29 nëntor 2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin “Ibër-Lepenc”. Gjatë kontrollit të djeshëm në një kotec pulash në një zonë të Zubin Potokut, u gjetën të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi të mbushura me drithëra, qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake.

Zbulohen armë të fshehura në një kotec pulash në Zubin

Policia sekuestroi një AK-47 të demontuar, 7 karikatorë AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët, pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike, municion të kalibrave të ndryshëm, një helmetë ushtarake, 10 rripa për uniforma ushtarake, një kapelë ushtarake, dy çantë ushtarake, një shall kamuflazhi për snajper, një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë, disa jelekë taktikë ushtarakë prodhim kinez, disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.

Zbulohen armë të fshehura në një kotec pulash në Zubin

Policia e Kosovës fton qytetarët të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe për çfarëdo informate që ndërlidhet me sigurinë të raportojnë në mënyrë anonime në numrat kontaktues 192, 080019999, 038 550 999 dhe e-mail adresën [email protected]. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos