Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shtetas jordanez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Personi është arrestuar në një hotel në Prishtinë teksa iu sekuestruan dokumente jordaneze e gjermane, por me identitet të ndryshëm, përfshirë moshën.
Në njoftim thuhet se hetuesit policorë e kanë shoqëruar të dyshuarin në polici dhe kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Gjermani. (A2 Televizion)