Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 13:19 | Kosova


Një 59-vjeçar serb është arrestuar për krime luftë kundër popullsisë civile ën Kosovë. Policia e Kosovës njofton se ai u arrestua në Jarinjë, me akuzën e krimeve të luftës kundër popullatës civile të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të merret në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës.

Njoftimi i Policisë Kosovë

Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte.

I njëjti është ndaluar sot, më  18.11.2023, në Jarinje, pasi dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos