Lajçak pas takimeve me Bislimin e Petkoviç: Përparim në agjendën tonë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 07:40 | Kosova

Lajçak pas takimeve me Bislimin e Petkoviç: Përparim në

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak reagoi në rrjetet sociale pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Ndonëse nuk pati një takim 3 palësh, Lajçak i cilësoi të frytshme bisedimet në Bruksel.

“Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, shkroi Lajçak në X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos