Rritja e çmimit të energjisë, qytetarët të revoltuar, dalin në protestë më 5 prill

Nga Tomorr Avdia
31 Mars 2025, 20:41 | Ekonomi

Mundësia e rritjes se çmimit të energjisë me 15 përqind në Kosovë do të nxjerrë qytetarët në rrugë më 5 prill në Prishtinë.

Teksa e shohin të paarsyeshme rritjen e çmimit të energjisë, qytetarët thonë se masa duhet kundërshtuar, pasi do të ndikojë drejtpërdrejtë në xhepat e tyre.

“Presidentja që e dha këtë propozimin me hjek 8% të TVSH-së dhe diçka me marr pjesë qeveria, për mua ish kon qajo mas logjike, por a është gabim, a s’është gabim, pa u analizu gjërat nuk mund me sjell njeri një vendim”, tha një qytetar në Prishtinë.

“Kosova faktikisht flen në thëngjill. Me miliarda rezerva e sen. Ne faktikisht asgjë nuk po këna dobi prej asaj pune. Dhe gjithë këto ndikojnë në standardin jetësor, sepse kjo ndikon në gjithë shpenzimet e tjera, prodhuese, joprodhuese, shërbyese. E rrit koston e jetesës”, shprehet një tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos