Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 18:53 | Ekonomi

Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?

Gjatë muajit prill të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë - pikë tre gigavatë (568.03 GWh), ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte katërqind e tridhjetë e gjashtë – pikë tridhjetë e tre gigavatë (436.33 GWh), që është pesëmbëdhjetë – pikë gjashtëdhjetë e nëntë për qind (15,69%) më e lartë, krahasuar me muajin prill të vitit paraprak.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm të energjisë ishte nëntëmbëdhjetë – pikë njëzet e dy për qind (19,22%).

Ndërkohë, importi i energjisë elektrike në prill të vitit 2025 ishte treqind e shtatëdhjetë e shtatë – pikë tetë gigavatë (377.08 GWh), ndërsa eksporti për të njëjtën periudhë ishte dyqind e katërmbëdhjetë – pikë shtatëdhjetë e pesë (214.75 GWh). (Këtu përfshihet edhe sasia e energjisë për transmetim).       

Ndësa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë – pikë nëntëmbëdhjetë (685.19 mijë ton) që paraqet një rënie prej zero – pikë pesëdhjetë e dy për qind (0,52%) në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak./kosovapress

Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos