Çfarë kërkonte Rusia dhe çfarë propozoi SHBA për Gjykatën Speciale?

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 21:49 | Kosova

Çfarë kërkonte Rusia dhe çfarë propozoi SHBA

“Rusia dhe të tjerë kërkonin një gjykatë speciale në kuadër të OKB me akuzë për trafik organesh SHBA e zhvendosën dhe në akt-akuzë u hoqën akuzat për  trafik organesh. kanë mbetur vetëm krimet”.

Kështu deklaroi në studion e Debatit në A2 CNN, ish-ambasadori shqiptar në Kosovë Arben Çejku, gjatë bisedës për protestën e dhunshme në Kosovë kundër vizitës së kryetares së gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

“Po të ishin gjykuar në Kosovë këto krime do të kishin marrë dënimet përkatës dhe nuk kishte nevojë që kjo gjykatë të vijonte. Nuk është dënuar askush dhe mos harrojmë sa vrasje kanë ndodhur pas luftës dhe ka dëshmitarë të gjallë që kanë dalë në TV dhe kanë folur. Ballafaqimi do të ndodhë në mos sot nesër. Apelim im është ky që: Sa më shumë të fokusohemi te linja institucionale dhe në bashkëpunim me Gjykatën e Hagës ne nuk e shmangim dot. Ajo është aty”.

PSD protestoi e vetme sot në Kosovë, përkrahur vetëm nga disa veteranë të UÇK-së, kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, ku ra në sy mungesa e krerëve të opozitës dhe kryesisht PDK-së. Në protestën e sotme u arrestuan 6 aktivistë të PSD-së, mes tyre kryetari dhe nënkryetari i saj, si edhe u lënduan disa persona, përfshirë edhe operatorin e A2 CNN.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos