Festa e flamurit në Kosovë, homazhe në Prekaz: Jetoftë përgjithmonë Shqipëria

Nga Xhevahir Qardaku
28 Nëntor 2023, 13:18 | Kosova


“E fillojmë këtë ditë historike duke nderuar një figurë dhe një familje e cila është po aq historike sa vet flamuri kuq e zi.”

Festimet në Kosovë për 28 nëntorin nisin gjithmonë me homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, për të nderuar familjen Jashari, shënuar daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë të rënët për liri. Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e konsideruan këtë 111-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, një ditë reflektimi për të gjithë heronjt.

“Është flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor që na kujton secilit prej nesh çmimin e lartë të lirisë dhe njëkohësisht sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të gjithë të jetojnë të lirë. Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë e njëkohësisht është edhe moment reflektimi për të gjithë atë që heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët, që nga heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, deri tek Ismail Qemaili, Hasan Prishtina, Isa Boletini e deri tek heronjtë e viteve 90, Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e Kosovës”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

“28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri. Nëntori do të festohen gjithmonë, uroj që ne të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, i shpreh Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në kompleksin memorial të Prekazit kanë bërë homazhe liderë dhe përfaqësues të partive politike shqiptare në Kosovë.

“Këtu në Prekaz, komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen Jashari dhe të nderojmë edhe në vendet tjera ku pushojnë heronjtë. I përjetshëm për të rënët për liri të të gjithë brezave. Jetoftë përgjithmonë Shqipëria”, përfundoi Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos