Hetime për falsifikimin e rezultateve të votimit, merren në pyetje 72 të dyshuar në Kosovë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 16:15 | Kosova

Hetime për falsifikimin e rezultateve të votimit, merren në

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.

Hetimet janë iniciuar me vetiniciativë, pas informatave publike që lidhen me rinumërimin e votave, me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu. Në kuadër të veprimeve hetimore, janë marrë në pyetje 72 persona të dyshuar, përcjell A2CNN. 

Sipas Prokurorisë, 19 persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

Institucionet e drejtësisë kanë paralajmëruar veprime të mëtejme ndaj çdo rasti që cenon zgjedhjet e lira dhe demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos