KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 18:25 | Kosova

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 28 dhjetor. 

Tashmë Presidentja Vjosa Osmani mund të ftojë seancën konstituuive brenda 30 ditësh, raporton A2CNN. 

Në mbledhjen e KQZ-së u votua me 11 vota për certifikimin e rezultateve përfundimtare, të zgjedhjeve të fituara nga Lëvizja Vetëvendosje me 51,10 për qind të votave.

Kujtojmë që partia e drejtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti siguroi 57 karrige në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos