Kreu i Partisë Demokratike në Kosovë merret në mbrojtje nga policia

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 21:11 | Kosova

Kreu i Partisë Demokratike në Kosovë merret në mbrojtje nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është marrë në mbrojtje nga policia e Kosovës, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura për publikun.

Lajmin u bë me dije nga drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Vlamir Klaiqi, iu cili shprehet se Krasniqi po mbrohet nga një ekip policor, por nuk dha më shumë detaje.

“Me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi.

Më vonë, mediat në Kosovë raportuan se në mbrojtje është marrë dhe kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, lajm që ende nuk është konfirmuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos