Aksident i trefishtë në rrugën Prishtinë-Gjilan

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 18:29 | Kronikë

Aksident i trefishtë në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan, ku janë përfshirë tri automjete.

Sipas raportimeve të para nga autoritetet, si pasojë e përplasjes së automjeteve, të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Disa prej tyre janë transportuar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë ende e ditur.

Ngjarja ka ndodhur në një segment të rrugës që është zakonisht i frekuentuar nga automjetet, dhe ka shkaktuar një bllokim të trafikut për disa orë.

Dëshmitarët okularë raportojnë se njëri nga automjetet ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar përplasjen me dy automjete të tjera.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos