Rregullatori pa vendim, PD kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në 9 maj

Nga Anesti Barjamemaj
20 Nëntor 2026, 22:39 | Politikë

Përgatitjet për zgjedhjet e 9 Majit nuk arritën që të kalonin testin e parë.

Projektvendimi për përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet e 9 Majit, që në pamje të parë dukej si procedural, prodhoi ngërç në Komisionin Rregullator.

Kërkesa e përfaqësuesit të Partisë Demokratike për të mos përdorur pajisjet PEI në zgjedhje duket se kapi pa përgatitur të gjithë.

Kritikave të përfaqësuesit të demokratëve iu bashkua edhe anëtarja që vjen nga radhët e opozitës, Helga Vukaj.

Qëndrimi i Partisë Demokratike u qartësua gjatë debateve, ku në përgjigje të Bledar Skënderit, Marash Logu sqaroi se nuk janë në parim kundër teknologjisë, por kundër pajisjeve të përdorura në 3 palë zgjedhjet e shkuara.

Elektronika duket se është armiku i demokratëve, pasi tyre u pohua që votimet të bëhen vetëm laps dhe letër.

Diskutimet e gjata nuk ishin të frytshme për rregullatorin, pasi 5 anëtarët nuk gjetën dakordësinë për votimin e këtij akti, i cili që të quhet i vlefshëm kërkon 4 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos