Akuzat nga Serbia për vrasjen e policit serb, reagon Kosova

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 11:12 | Kronikë

Akuzat nga Serbia për vrasjen e policit serb, reagon Kosova

Ministria e Jashtme e Kosovës ka dalë me deklaratë për mediat pasi autoritetet serbe pretendojnë se një polic serb është vrarë nga një kosovar.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, lexohet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos