Ministri Sveçla pas sulmit ndaj lokalit në veri: Nuk zmbrapsemi, autorët do të ndëshkohen nga ligji

Nga Tomorr Avdia
14 Korrik 2024, 14:04 | Kronikë

Ministri Sveçla pas sulmit ndaj lokalit në veri: Nuk zmbrapsemi,

Rreth orës 03.30 ka pasur një tentativë zjarrvënieje ndaj një lokali në Mitrovicën e veriut.

“Dëme të vogla materiale janë shkaktuar, për momentin nuk kemi të dyshuar”, ka thënë Kolonel Veton Elshani.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se “lufta e pandalshme kundër grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese”.

Sveçla ka shtuar se kjo “i pengon disa mbetjeve kriminale të Serbisë në veri”.

“Lufta jonë e pandalshme ndaj grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese”, ka theksuar ministri Sveçla.

Ministri Sveçla e ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar që të identifikohen autorët dhe të sillen para drejtësisë: “Dënoj ashpër këtë sulm dhe kërkoj nga organet përkatëse identifikimin sa më të shpejtë të autorëve të këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë”.

Në lokalin në fjalë, të premten ministri i Sveçla dhe ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Batiri, kishin pirë kafe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos