Autobusi aksidentohet në Klinë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 08:39 | Kronikë

Autobusi aksidentohet në Klinë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e së enjtes në fshatin Dollc të Klinës.

Sipas policisë aksidenti ndodhi pas orës 6:00 mes një autobusi që po transportonte udhëtarë nga Peja në Prishtinë dhe një veture tip Volkswagen Golf.

Policia tha se ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit. Ndërsa nga Spitali i Pejës konfirmuan se si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën ndërsa edhe pesë të tjerë janë duke marr trajtimin nevojshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos