Barrikada në urën e Bërnjakut, Elshani: Do të vendosen edhe të tjera nëse e shohim të nevojshme

Nga Xhevahir Qardaku
27 Shtator 2024, 20:53 | Kronikë

Të enjten, policia e Kosovës vendosi barrikada në urën e Bërnjakut në veri të vendit. Kjo për t’iu pamundësuar që aty të kalojnë kamionë, që me këtë rast, bëhet edhe parandalimi i kontrabandës. Aktualisht në këtë urë mund të kalojnë vetëm automjetet e vogla.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, nuk e mohoi se barrikada të tilla të mund të vendosen edhe në të ardhmen në pjesë të tjera të veriut, shkruan A2 CNN.

“Ne deri tani i kemi bllokuar diku mbi 25 rrugë në mbarë veriun e vendit. Aty ku shihet e arsyeshme do të vendosen barrikada, do t’i vendosim, aty ku shihet e arsyeshme të hapet gropë që të bllokohet rruga që të mos dalim në anën tjetër të kufirit, do ta bëjmë një gjë të tillë. Juve ju kemi njoftuar që kanë qenë mbi 60 rrugë, sa unë e di kanë qenë përafërsisht 63 rrugë ilegale që janë identifikuar nga Policia e Kosovës”, tha Veton Elshani, zv/drejtor i policisë në veri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos