Një shtëpi e rindërtuar nga qeveria e Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, është sulmuar me molotov këtë të martë, raporton A2 CNN. Lajmin e konfirmoi zv.drejtori i policisë Vetin Elshani, duke shtuar se policia po punon për zbardhjen e rastit.
Lidhur më këtë sulem ka ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se shtëpia ishte ndërtuar nga Qeveria e Kosovës, për të mbështetur kthimin e banorëve në këtë lagje multietnike. Ai akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për, siç tha, nxitje të mosdurimit etnik.
Sipas tij, Vuçiç “ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”.
Në fund të muajit të kaluar, autoritetet e Kosovës mbyllën disa struktura të tilla, me arsyetimin se kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës. Ky veprim është dënuar nga Beogradi zyrtar, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka cilësuar si të njëanshëm dhe të pakoordinuar. (A2 Televizion)