“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 15:32 | Kronikë

Rusia i gëzohet dënimit me shumë vite burg të ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Përmes zëdhënëses së ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, Moska zyrtare përsërit narrativën e Serbisë duke përsëritur frazën se “UÇK ishte një grup banditësh që kryen sulme terroriste dhe krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve”.

“Në atë kohë, në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, Hashim Thaçi ishte i veshur me aureolën e një udhëheqësi demokratik progresiv dhe shërbeu si fytyra e "projektit të Kosovës". Ky imazh romantik tani është shkatërruar përfundimisht”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme ruse. Zëdhënësja Zakharova shpreh pakënaqësi dhe kërkon dënim edhe më të madh, si dhe përfshirjen e personave të tjerë që ajo i pretendon fajtorë. “Informacioni i besueshëm në lidhje me orkestrimin e tyre të trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore është shpërfillur. Krimet kundër serbëve pas qershorit 1999, përfshirë zhvendosja me forcë dhe barbare e marsit 2004, janë përjashtuar nga shqyrtimi”, lexohet më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos