E rëndë në Prishtinë, plagosen me thikë dy të mitur

Nga A2 CNN
22 Gusht 2024, 07:58 | Kronikë

E rëndë në Prishtinë, plagosen me thikë dy të

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, pasi janë sulmuar me thikë nga një i tretë.

Raportimet në mediat e Kosovës janë kontradiktore, teksa raportohet se dy personat e plagosur mund të jenë të mitur të moshës 10 dhe 15 vjeçare.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Luan Haradinaj”, teksa policia ka identifikuar autorin e krimit dhe e ka arrestuar atë.

Ende vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që dy të miturit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos