Tentoi të vidhte një turist italian nën kërcënimin e thikës, arrestohet i riu në Durrës

Nga A2 CNN
10 Gusht 2024, 12:09 | Kronikë

Tentoi të vidhte një turist italian nën kërcënimin e

Një 20-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi tentoi që t’i vidhte çantën një turisti italian.

Siç bëhet e ditur, i riu me iniciale A. D., banues në Bulqizë dhe rezident në Itali, tentoi ta vidhte turistin nën kërcënimin e thikës. Turisti ishte duke lëvizur me automjetin e tij dhe arriti të largohej duke i shpëtuar tentativës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos