Tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë mbesin në burg

Nga Tomorr Avdia
21 Gusht 2024, 10:20 | Kronikë

Tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, u është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Si pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 20.08.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos