Fiks një vit më pas, dëmtohet sërish kanali i Ibër-Lepencit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 10:51 | Kronikë

Fiks një vit më pas, dëmtohet sërish kanali i

Mediat në Kosovë raportojnë se persona të paidentifikuar kanë dëmtuar sërish një pjesë të kanalit të Ibër–Lepencit, Zubin Potok.

Sipas të dhënave paraprake, struktura e këtij kanali të rëndësishëm është dëmtuar me mjete të forta.

Forca të shumta sigurie kanë shkuar në zonë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kanali i Ibër-Lepencit u dëmtua edhe më 29 nëntor 2024, ku pranë tij ishte vendosur një sasi e madhe lënde shpërthyese.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos