
Ish-efektivi i Policisë së Kosovës, pjesë e Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu, është liruar nga burgu në Serbi.
Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë teksa po udhëtonte me autobus së bashku me familjen e tij duke u kthyer nga Austria.
Akuzat e ngritura ndaj Spahiut kishin të bënin me rastin e Banjskës në shtator 2023. Mirëpo, ai e kishte përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës në vitin 2022 duke dhënë dorëheqje, shkruan A2 CNN.
Lajmin për lirimin e tij e kanë konfirmuar familjarët. Ai ka mbërritur në Kosovë pak para orës 23:00 të së premtes. (A2 Televizion)
