Goditet rrjeti global i piraterisë televizive në Kosovë, operacion në bashkëpunim me EUROPOL-in

Nga A2 CNN
28 Janar 2026, 17:40 | Kronikë

Goditet rrjeti global i piraterisë televizive në Kosovë,

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në kuadër të një hetimi të përbashkët dhe të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikë së Katanias, transmeton KosovaPress.

Ky operacion i gjerë ndërkombëtar është zhvilluar nën e udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku siç njoftohet ka qenë kundër “krimit financiar dhe piraterisë audiovizive që ka çuar në shpërlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme në disa shtete të botës, përfshirë Kosovën”.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se në mesin e të dyshuarve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicialet P.B. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe, raporton KosovaPress.

“Urdhër kontrolli në Kosovë është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që ka çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë. Gjatë hetimeve të zhvilluara ka rezultuar se në mesin e të dyshuarve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicalet P.B”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në këtë njoftim thuhet se me urdhër të Prokurorisë Speciale,. Hetuesit policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe Dragash. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe.

“Me urdhër të PSRK-së, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy (2) lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:- “Cenim i të drejtave të autorit”, nga neni 290 i KPRK-së;- “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 i KPRK-së”, thuhet më tej.

Ky operacion është zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Rumani, ku sic thuhet, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik – IPTV.

Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kandaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara. /KosovaPress/

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos