Grabitet me armë një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 14:03 | Kronikë

Grabitet me armë një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesditës së të martës në Prishtinë. Mësohet se rreth orës 12:30 është raportuar në polici për një grabitje me armë në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Enver Maloku‘ në Prishtinë.

Sipas të dhënave të para, grabitja ka ndodhur nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, shkruan A2 CNN.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Enver Maloku‘ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos