Një pikë këmbimi valutor është grabitur me armë në mes të ditës në qendër të qytetit të Prishtinës.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën e njohur si ‘Rruga e Vushtrrisë’, tek ish-Gjykata e Qarkut.
Autori i ngjarjes ka hasur në rezistencën e një qytetari dhe raportohet se mes të dyve ka pasur shkëmbim zjarri.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash ndjekje ka mundur të arrestojë pranë Obliqit autorin e dyshuar, i cili kishte mbetur i plagosur.
Ndërkohë, efektivët kanë sekuestruar mjetin me të cilin autori është larguar nga vendngjarja dhe një automatik kallashnikov. (A2 Televizion)