Një 25-vjeçar është arrestuar pasi dy javë më parë plagosi rëndë me sende të forta një 19-vjeçar.
I riu u arrestua në tentativë për të dalë nga Shqipëria, shkruan A2.
Shtetasi në kërkim N. Xh., 25 vjeç, banues në Durrës, u kap në pikën e kalimit kufitar Muriqan, në tentativë për të kaluar kufirin.
Shtetasi N. Xh. ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28 shkurt 2025, në lagjen nr. 14, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. Xh. (i proceduar penalisht), ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. Gj., 19 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar rëndë. (A2 Televizion)