Punonin si eskorta, dëbohen 26 shtetase të huaja nga Kosova. Gjobiten 24 meshkuj kosovarë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2024, 17:46 | Kronikë

Punonin si eskorta, dëbohen 26 shtetase të huaja nga Kosova. Gjobiten

Kosova ka dëbuar nga vendi 26 shtetase të huaja pasi sipas Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ato punonin si eskorta në vend, shkruan KosovaPress.

Gjatë vitit 2024, hetuesit kanë trajtuar 22 raste me dukurinë e njohur si ‘Eskorta’, ku pas monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale janë identifikuar gjithsej 50 të dyshuar. Prej tyre, 26 janë femra - 12 shtetase të Kolumbisë, 10 të Venezuelës, dy të Perusë, një shtetase e Turqisë, një shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.

Personat e përfshirë në dukurinë “Eskorta” janë gjobitur nga gjykatat në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja u është lëshuar masa urdhër-dëbim dhe tri vjet ndalesë hyrjeje në Kosovë. Për realizimin e masës urdhër-dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe shpreh përkushtimin për vazhdimin e luftimit të kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos