Sherr në një diskotekë në Pejë, policia e Kosovës shpall në kërkim reperët Noizy dhe Stresi

Nga A2 CNN
6 Gusht 2024, 21:15 | Kronikë

Policia Kosovës ka shpallur në kërkim dy reperët nga Shqipëria, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj për një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë në një diskotekë në qytetin e Pejës.

Dy këngëtarët, të njohur me emrat artistikë Noizy dhe Stresi, dyshohet se janë përfshirë në përleshjen fizike, ku mbeti i lënduar Muhamet Iseni, i njohur si  personazhi me emrin Medi në rrjetin social Tik Tok.

Në njoftimin e publikuar nga Policia e Kosovës në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook, thuhet se Stresi dyshohet të ketë dhënë ndihmë për kryerjen e veprës penale “lёndim i rёndё trupor”.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është Arkimed (Sali) LUSHAJ, i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: "Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”

Njoftimi për shpalljen në kërkim të reperit Stresi vjen 24 orë pasi autoritetet në Kosovë bënë të njëjtën gjë me kolegun e tij në botën e artit, Noziy dhe DJ e këtij të fundit, i njohur si Dj Crax.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.  Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren. Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos