Policia e Kosovës shpall në kërkim reperin Noizy: Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tij

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 19:54 | Kronikë

Policia e Kosovës shpall në kërkim reperin Noizy:

Me anë të një deklarate, policia e Pejës bën të ditur se ka shpallur në kërkim reperin e njohur shqiptar Rigels Rajku, i cili njihet me emrin e artit Noizy, si dhe një tjetër person.

Ata akuzohen se kanë dhunuar një person në një lokal nate në Pejë.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e  kërkuar janë:

1. Rigels (Bashkim) RAJKU  i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.

2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI   i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:

“Lёndim i rёndё trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, mbyllet njoftimi i policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos