Tronditet Kosova, burri qëllon me armë zjarri gruan e tij

Nga Ideal Gola
6 Gusht 2024, 10:38 | Kronikë

Tronditet Kosova, burri qëllon me armë zjarri gruan e tij

Një grua është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së martës nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës.

Gruaja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa burri është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gruaja ka marr plagë në kokë dhe në pjesën e brinjëve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen ndërsa policia tha se po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos