U vra 3 javë më parë nga policia serbe, mbërrin në Kosovë, trupi i Faton Hajrizit

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 08:21 | Kronikë

U vra 3 javë më parë nga policia serbe, mbërrin në

Në orët e para të së premtes ka mbërritur në Kosovë përmes pikë kalimit kufitar të Merdares trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili u qëllua për vdekje nga policia serbe tri javë më parë në Lloznicë.

Avokati i familjes së Hajrizit, Arianit Koçi deklaroi se trupi i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore do të bëjë ekzaminimet e saj.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që përmes një komunikate tha se do të kryejnë procedurat për verifikimin e trupit.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, u tha në komunikatën e MPJD.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos