U filmua duke thithur kokainë, shkarkohet nënkryetarja e Leposaviqit

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 19:18 | Kronikë

U filmua duke thithur kokainë, shkarkohet nënkryetarja e Leposaviqit

Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç, pas një video komprometuese të saj.

Në videon e publikuar në disa media shihet zyrtarja e komunës teksa konsumon lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e punës.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar Hetemi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos